Arabët do të ndërtojnë kullën e lartë 350 metra në Tiranë

Mazhoranca parlamentare votoi sot pro vendimit të qeverisë mbi marrëveshjen me një kompani arabe që do të ndërtojë kullën e parë në Tiranë. Bëhet fjalë për një ndërtesë 350 metra të lartë në fund të Bulevardit të ri.

Firma arabe “Al Habtoor Investment” ka premtuar se do të investojë 250 milion dollarë ndaj qeveria shqiptare e përjashton nga çdo lloj takse për 15 vjet. Po kështu kompanisë nga Dubai do ti falen plot 25 mijë metrave katrorë truall. Për këtë vendosi sot parlamenti që bëri ndryshimet e nevojshme ligjore për të lehtësuar kompaninë arabe.

Në total vlera ekonomike e kësaj vepre nëse shitet arrin në 483 milion dollarë. Ambientet do të kenë si qëllim banimin, dhënien e shërbimeve dhe hotelerinë. Kompania “Al Habtoor Investment” ka premtuar se do të përfundojë ndërtimin për 3 vjet.


Më të lexuarat