Erdoani: Mosreagimi ndaj persekutimeve inkurajon persekutorin

Presidenti i Turqisë, Rexhepep Tajip Erdoan ka deklaruar se "Mosreagimi ndaj çdo persekutimi, nuk shërben për asgjë tjetër veçse të inkurajojë persekutorin", raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoani gjatë një fjalimi në mbledhjen e 35-të të Komitetit të Përhershëm për Bashkëpunim Ekonomik dhe Tregtar (COMCEC) të Organizatës së Zhvillimit Islam (OBI) e cila zhvillohet në Stamboll tha se "Ata që po plaçkisin Kudsin, qytetin e shenjtë të tri feve dhe përpiqen ta bëjnë qendrën e vetëm të besimeve të tyre, janë në një gabim të madh".

Erdoani më tej theksoi se "Izraeli, i cili nuk e respekton të drejtën e palestinezëve për jetën, pronën dhe punën, po rrezikon të ardhmen e rajonit dhe atë të botës".

"Për sa kohë që do të ketë persekutim, sigurisht që do të ketë edhe mbrojtës të drejtësisë të cilët besojnë në drejtësi dhe të cilët punojnë me gjithë fuqinë e tyre për ta ndërtuar atë", tha presidenti turk.

Erdoani i bëri thirrje Komitetit të Përhershëm për Bashkëpunim Ekonomik dhe Tregtar (COMCEC) të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) se nuk duhet të gënjejnë veten, por se duhet të besojnë fillimisht në vetvete për shkak se kjo nuk është organizatë e zakonshme. "Si Organizatë e Bashkëpunimit Islam, si Organizatë e Zhvillimit Islam duhet të kuptojmë fuqinë tonë, të njohim dhe të kuptojmë veten tonë dhe sipas kësaj të përcaktojmë edhe qëndrimin tonë", tha ai.

Lidhur me anëtarët e përkohshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Erdoani tha: "A ka ndonjë dispozitë apo vullnet të qenët anëtar i përkohshëm i KS-OKB-së? Jo. Gjithçka varet nga thënia mes dy buzëve e 5 anëtarëve të përhershëm, madje edhe e vetëm njërit prej tyre. Bëhet çfarë thonë këta, asgjë tjetër përveç kësaj. Nuk duhet të gënjejmë veten, fillimisht duhet të besojmë në vetvete".

"Në mesin e 5 vendeve të përhershme anëtare të KS-OKB-së nuk ka as edhe një vend musliman, as edhe një vend që ka popullsi muslimane. Ky sistem i padrejtë i ndërtuar nga fituesit e Luftës së Dytë Botërore nuk mund të vazhdojë deri në pafundësi", tha Erdoani.


Më të lexuarat