Forcat izraelite në vitin 2019 vranë 149 palestinezë

Forcat izraelite në vitin 2019 kanë vrarë 149 palestinezë në Rripin e Gazës të rrethuar si dhe në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shoqëria Kombëtare e Familjeve të Dëshmorëve Palestinezë në një raport të publikuar njoftoi se këtë vit në mesin e 149 martirëve palestinezë gjenden 33 fëmijë dhe 12 gra.

Në sulmet izraelite në Gaza u martirizuan 112, ndërsa në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor 37 palestinezë.

Më tej u bë e ditur se 69 prej palestinezëve të vrarë në Gaza kanë humbur jetën në sulmet ajrore të Izraelit.

Në raport gjithashtu është theksuar se Izraeli i ka mbajtur kufomat e 306 palestinezëve, prej të cilëve 15 këtë vit.

Sipas të dhënave të Zyrës së Koordinimit për Çështjet Humanitare të Kombeve të Bashkuara (OCHA), Izraeli në vitin 2018 kishte vrarë 295 palestinezë në Rripin e Gazës, Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.


Më të lexuarat