Shpresa (er-rraxha’)

Përkufizimi:

Fjala arabe raxha’  (رجاء)në shqip domethënë shpresë. Shpresë është pritja e diçkaje të dashur dhe lakmia në të.

 

Llojet e shpresës:

1. Shpresa që është ibadet (رجاء عبادة):

Kjo është shpresa vetëm në Allahun, i Cili nuk ka ortak.

Kjo shpresë ndahet në dy lloje:

a. Shpresë e lavdëruar:

Kjo është shpresa e shoqëruar me punë dhe bindje ndaj Allahut.

b. Shpresë e përbuzur:

Kjo është shpresa që nuk është e shoqëruar me punë. Kjo shpresë është vetëmashtrim.

 

2. Shpresa që është shirk (رجاء شرك):

Kjo është shpresa në dikë tjetër pos Allahut për gjërat që mund t’i bëjë vetëm Allahu.

 

3. Shpresa e natyrshme (رجاء طبيعي):

Kur shpreson diçka nga një person, i cili mund ta bëjë atë gjë, si p.sh. të kërkosh nga ai të ta sjellë ndonjë send të caktuar.

 

Argumenti për shpresën është thënia e Allahut:

ﰐ  ﰑ   ﰒ    ﰓ   ﰔ  ﰕ    ﰖ  ﰗ  ﰘ  ﰙ  ﰚ    ﰛ  ﰜ

(Kështu, kush shpreson takimin me Zotin e vet, le të bëjë vepra të mira dhe të mos i shoqërojë askënd në adhurim Zotit të vet!”)[1]

 
 

Marrë nga libri “Et-Teuhijd el-mujesser” i autorit Abdullah El-Huvejl
Përktheu: Jusuf Kastrati – Shembulli.com

 

 

[1]Sureja el-kehf, 110.


Revista Shembulli

04:55:05pm