Vriten dy instruktorë ushtarakë rusë të trupave të Assadit

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi të martën se kryengritësit në Siri kanë vrarë dy ushtarë rusë, të cilët ishin instruktorë të trupave qeveritare nën komandën e presidentit Bashar al Assad.

“Ushtarët profesionistë rusë, të cilët vepruan në kuadër të forcave siriane si instruktorë janë gjetur në goditje të sulmeve me minahedhës të grupeve kryengritëse. Në shpërthimin e granatës së minahedhësit ata janë vrarë”, citon agjencia ruse Interfax kumtesën e ministrisë, transmeton AFP.


Më të lexuarat