Sulmohet me vezë senatori që fajësoi muslimanët për sulmin terrorist në Zelandë të Re (VIDEO)

Senatori australian Fraser Anning, është sulmuar me vezë gjatë një konference që po mbante në Melbourne të Australisë.

Kjo për shkak se një ditë më pari ai i fajësoi muslimanët për sulmin terrorist brenda dy xhamive në Zelandë të Re ku mbetën të vdekur 49 persona, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Pas sulmit tragjik, senatori Anning kishte shkruar në llogarinë e tij në Twitter: A mendon dikush ende se emigracioni musliman dhe dhuna nuk janë të lidhura me njëra tjetrën.

Mediat australiane e kanë filmuar momentin kur një 17 vjeçar i hodhi vezën në kokë senatorit Anning deri sa ky i fundit po mbante një konferencë.

Policia ka bërë të ditur se 17 vjeçari është liruar në procedurë të rregullt pas arrestimit.


Më të lexuarat