Pamje madhështore nga falja e Bajramit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë (VIDEO)

Mijëra besimtarë falën mëngjesin e kësaj së diele Namazin e Fiter Bajramit në sheshin “Skënderbej”.

Falja nisi në orën 06:00, ndërsa 16 mijë metra katrorë u vunë në dispozicion për besimtarët meshkuj dhe 3 mijë metra katrorë për besimtaret femra.

Gjithashtu, 350 vende parkimi kanë qenë falas në dispozicion të besimtarëve nga ora 05:00-07:00.

Tirana Today ju sjell pamje madhështore të kapura me dron nga falja e Namazit mëngjesin e sotëm, si dhe ju uron Gëzuar Fiter Bajramin, ditën e mirësisë, të paqes dhe shpresës.


Më të lexuarat