Humbin jetën 54 persona që kanë shkuar për të kryer haxhin

Bëhet e ditur se deri më tani kanë humbur jetën 54 persona të cilët kanë mbërritur në tokat e shenjta në Arabinë Saudite për të kryer pelegrinazhin e Haxhit, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Në deklaratën e publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Pasaportave të Arabisë Saudite, është theksuar se deri më tani kanë humbur jetën 54 persona të cilët kanë ardhur nga vendet e ndryshme për të kryer pelegrinazhin.

Në deklaratë u theksua se vdekjet kanë ndodhur për shkaqe si "temperatura të larta dhe mosha mesatare e lartë e kandidatëve të haxhinjve që kanë mbërritur në tokat e shenjta".

Në njoftimin e mëparshëm të institucionit ishte bërë e ditur se kanë humbur jetën 31 kandidatë për haxhinj.


Më të lexuarat