Burimi i gjynaheve

Gjynahet dhe gabimet burojnë nga:

1. Mendjemadhësia; kështu veproi Iblisi i mallkuar.

2. Lakmia; është ajo e cila e nxori Ademin nga xheneti.

3. Xhelozia; njëri nga bijtë e Ademit vrau vëllain.

Ai i cili ruhet nga këto tri burimet e gjynaheve i është ruajtur të keqes: kufri vije nga mendjemadhësia, gjynahi nga lakmia, dhe padrejtësia nga xhelozia.

Shtyllat e kufrit janë katër:

1. Mendjemadhësia;

2. Xhelozia;

3. Hidhërimi;

4. Epshi.

Mendjemadhësia e pengon nënshtrimin, xhelozia pengon pranimin e këshillës, hidhërimi e pengon drejtësinë, dhe epshi pengon ibadetin (adhurimin e Allahut). 
Kur shkatërrohet shtylla e mendjemadhësisë lehtësohet për robin nënshtrimi. 
Kur shembet shtylla e xhelozisë lehtësohet pranimi këshillës. 
Kur shembet shtylla e hidhërimit lehtësohet përulësia dhe drejtësia. 
Kur shembet shtylla e epshit lehtësohet durimi, ndershmëria dhe adhurimi.

Shembja dhe eliminimi i kodrave do të ishte më i letë, prej atyre që janë sprovuar, se sa largimi i këtyre katrave,.
Po kur këto menaxhojnë zemrën, atëherë e sheh të pavërtetën në pamjen e të vërtetës dhe të vërtetën me pamjen e të pavërtetës, të mirën në formën e të keqes dhe të keqen në formën e të mirës, e afron afër dynjanë dhe e largon ahiretin. 

Marr nga libri “Kisatul-iltizam” 
nga Muhamed H. Jakubi
Përktheu: U.F.


Revista Shembulli