Pacolli, ose president, ose në opozitë

Behgjet Pacolli e ka ndarë mendjen, ose do të bëhet president, ose do të mbesë në opozitë. Zgjidhje të ndërmjetme nuk ka, shkruan sot gazeta Express. Kryetari i Aleancës Kosova e Re thotë se këtë ia ka bërë të qartë edhe Hashim Thaçit gjatë bisedave telefonike që i kanë pasur ditëve të fundit. Me këto kushte, Pacolli ulet në tavolinë me Thaçin javën e ardhshme, raporton Express.

Ai dëshiron Presidencën, në të kundërtën pohon se do të mbesë në opozitë. “Nëse nuk ndodh kjo, ne nuk hyjmë”, ka deklaruar kryetari i Aleancës Kosova e Re.

“Nëse hyjmë në koalicion, ne hyjmë për t’i kontribuar Kosovës dhe popullit. Unë e di se vendi ku unë mund ta jap kontributin tim, është vendi i Presidentit. Kështu që kjo është pa asnjë dyshim. Nuk kisha pranuar asnjë post tjetër ku unë nuk mundem me dhanë kontributin tim”, ka shtuar Pacolli.
Këtë, thotë ai, ia ka thënë edhe kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçit./koha/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat