Furrtarët e këtushëm kanë njoftuar se që nga e hëna buka në këtë komunë do të shitet me çmim të ri. Sipas tyre, buka 500 gramë do të shitet për 10 centë më shumë.
Çoçaj, këtë vendim të furrtarëve ferizajas, e ka arsyetuar me ngritjen e çmimit të miellit nga ana e mullisëve. Ai ka sqaruar se një pjesë e mirë e mullinjve, prej nga furnizohen bukëpjekësit e këtushëm, e kanë ndërprerë shitjen e miellit, pas paralajmërimeve për ngritjen e çmimit.
Në anën tjetër qytetarët ferizajas ngritjen e çmimit të bukës e shohin edhe si një “shtrëngim i skamjes”, në të cilën janë katandisur, si pasojë e shtrenjtimeve më të reja të artikujve bazikë të jetës, përfshirë vajin, qumështin dhe të tjera, në këtë kohë të thellimit të krizës ekonomike, në radhë të parë për shkak të papunësisë së madhe./zeri/