PDK dorëzohet: Behgjet Pacolli president

Udhëheqësia e PDK-së ka bërë të ditur se ka hequr dorë nga kërkesa që të mbajë për vete postin e presidentit të Republikës, duke hapur rrugën që Behgjet Pacolli i AKR-së ta marrë postin, në kuadër të ndërtimit të koalicionit të ri.

Memli Krasniqi nga PDK deklaroi se pritet shumë shpejt formalizimi i marrëveshjes për koalicion, raporton RTK. Ndërkohë, Indeksonline raporton se ka marr fund saga për koaliconin dhe presidentin e ardhshëm të Kosovës. Ai do të jetë kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli. Këshilli Drejtues i PDK-së pas një mbledhje maratonike konfirmoi që Pacolli do të jetë president. Këshilli ka vendosur që të pranohet oferta e AKR-së ndërsa presidenti do t’i takojë AKR-së dhe ajo do të zyrtarizohet ditëve të ardhshme.
Pas përfundimit të mbledhjes, nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi ka thënë se dy pozitat e tjera qendrore, të kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, do t’i takojnë PDK-së. Në koalicionin e ardhshëm do jenë edhe minoritetet dhe Lista Dr. Ibrahim Rugova.
Merret vesh se AKR-së do t’i takojnë 3 ministri e jo katër sa flitej më herët./koha/

 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat