Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti sot në takim myftiun e Kosovës, Naim Tërnava me bashkëpunëtorët.
Myftiu Tërnava e uroi Presidentin Pacolli për zgjedhjen në krye të vendit, duke i dëshiruar sukses në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të mëdha që ka përpara.
Presidenti Pacolli dhe Myftiu Tërnava theksuan nevojën e bashkëpunimit të vazhdueshëm në të gjitha fushat, në çuarjen përpara të proceseve, në të mirë të interesit të Kosovës dhe të të gjithë qytetarëve të saj.
Duke çmuar lart angazhimin e Myftiut Tërnava dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës, Presidenti Pacolli i ofroi atij përkrahjen e vazhdueshme të tij dhe të institucioneve të vendit./Zyra e Presidentit/