Nisma e AAK-së nuk përkrahet nga LDK-ja

AAK-së i kanë mbetur edhe tri ditë për të dërguar lëndën në Gjykatën Kushtetuese lidhur me atë se presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, shkeli Kushtetutën kur votoi për Qeverinë, pak minuta pasi kishte dhënë betimin si shef i shtetit.

Përderisa partitë e tjera opozitare po presin nga Gjykata Kushtetuese shqyrtimin e lëndës së parë, me të cilën është kontestuar mënyra e zgjedhjes së Pacollit në krye të shtetit, AAK po përgatit kërkesën tjetër për të dërguar në gjykatën më të lartë të Kosovën lidhur me atë se presidenti i vendit ka shkelur Kushtetutën me rastin e votimit për Qeverinë, shkruan Express.

Kërkesën e parë drejtuar Gjykatës Kushtetuese e ka bërë LDK-ja në mbështetje të deputetëve të AAK-së, ndërsa kërkesa e dytë e iniciuar nga AAK-ja nuk ka siguruar 30 nënshkrimet e nevojshme dhe siç duket nuk po gjen përkrahje nga LDK-ja.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat