Presidenti Pacolli u prit me nderime të larta në Maqedoni

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgji Ivanov e priti të mërkurën presidentit e Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili qëndron për vizitë zyrtare dyditore në Maqedoni.

Presidenti Pacolli, i cili për vizitë në Maqedoni qëndron me ftesë të Ivanovit, u prit me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake.

Në suaza të vizitës është mbajtur një takim kokë më kokë midis dy presidentëve, ndërsa do të ketë edhe një takim plenar i delegacioneve të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit e Republikës së Maqedonisë dhe Ministria e Bujqësisë e Republikës së Kosovës të mërkurën duhet të nënshkruajnë një protokoll për bashkëpunim në bujqësi dhe sektorëve të njëjtë.

Gjatë kësaj vizite presidenti Pacolli pasdite do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Trajko Veljanovski, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të Maqedonisë.

Përpos vizitës në Shkup, presidenti Pacolli do të qëndrojë të enjten edhe në Tetovë, ku do të takohet me krerët e partive shqiptare, si dhe do të vizitojë disa kompani të rëndësishme biznesi. /Telegrafi/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat