
Ndërkohë merdiat kosovare bëjnë të ditur se në një konferencë për shtyp të mbajtur sot presidenti i sapo zgjedhur i Kosovës Behxhet Pacolli, theksoi se që kur është bërë president nuk e ka takuar Mustafën, dhe as nuk ka folur me të në telefon lidhur me një marrëveshje.
Duke komentuar arrestimet e fundit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga EULEX dhe fletë-arrestit për Limajn, Pacolli nënvizoi se të gjithë ata që ndërmarrin veprime duhet ta kenë parasysh Kushtetutën e Kosovës.
Kreu i shtetit të Kosovës deklaroi për mediat kosovare se askush nuk ka të drejtë të shkelë mbi vlerat e UÇK-së dhe ta njollosë luftën e shenjtë që ka bërë UÇK-ja.
(e.m/koha/BalkanWeb)