
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka treguar se Kosova nuk ka pasur president dhe çdo vendim që është marrë gjatë kohës sa Pacolli ishte president duhet të shfuqizohet.
Sipas tij, tash duhet të propozohet një kandidat i ri për president dhe çështja gjithsesi duhet të kthehet aty ku ka filluar. Megjithatë ai tha se edhe AAK-ja prapë do të bojkotojë sallën Kuvend kur të zgjidhet presidenti i ri. Gjini tha AAK-ja nuk ka ndryshuar qëndrim as në raport me ofertën që mund t’ia bëjë dikush për koalicion. Sipas tij, AAK-ja i ka parimet e veta, të cilat nuk do të ndryshojnë, pavarësisht ofertës që mund t’i bëhen.
Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të respektuar nga secili person ndaj të cilit kjo gjykatë merr vendim. I pyetur nëse Behgjet Pacolli duhet të respektojë këtë vendim dhe të jep dorëheqje, Haliti ka thënë se para pak kohe Kosova kap pasur një praktikë të tillë, ku presidenti ka dhënë dorëheqje pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, dhe nëse Pacolli nuk e bënë një gjë të tillë, atëherë Kuvendi duhet të merr veprime konkrete.
Ndërkohë, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, para mediave nuk deshi të prononcohet shefi i Grupit Parlamentar të AKR-së, Ibrahim Makolli. /Telegrafi/