
Kur është fjala për veriun e Kosovës, presidenti Pacolli ka thënë se nëse Serbia do të insistoj që kjo pjesë të këtë një lloj statusi special, atëherë pala kosovare do të kërkoj të respektohet parimi i reciprocitetit. “Atë që do të fitojë veriu i Kosovës, atë duhet ta gëzojë edhe Kosova Lindore (Presheva, Bujanoci dhe Medvegja)”, ka thënë presidenti në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës.
Presidenti i Kosovës ka thënë se tendenca e Tadicit për të zgjidhur problemin shqiptaro-serb midis Beogradit dhe Tiranës, është e parealizueshme. Pacolli ka thënë se Tadici duhet të përpiqet që të pajtohen Kosova dhe Serbia, sepse sipas tij, kjo është rruga e vetme për të zgjidhur problemin shqiptaro-serb. “Shumica e dërmuese e qytetarëve të Kosovës jemi shqiptar dhe për këtë jemi krenar. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, dhe këtë nuk mund ta mohojë askush”. /Telegrafi/