
29.03.2011
Fillimisht séanca u pezullua për një orë dhe më pas është marrë vendimi që të shtyhet për nesër, raporton RTK. Në seancën e sotme ndaj rastit Bllaca, ishte paraparë që të paraqes dëshminë e tij dëshmitari kryesor i këtij rasti, Nazim Bllaca. Edhe pse Bllaca është sjellur në Gjykatë, ai nuk e ka dhënë dëshminë.
EULEX-i ka lëshuar fletarrest për Hysri Ramën, i cili fillimisht ishte ftuar nga prokuroria si dëshmitar i rastit, e pastaj ishte akuzuar. Ndryshe, Fahredin Gashi dhe Hysri Rama akuzohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës, pas një dëshmie të dhënë nga Nazim Bllaca, për vrasjen e Sali Gashit.