Ministri Agani dhe Kryetari i Mitrovicës bisedojnë për shëndetësinë në këtë komunë

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Ferid Agani, priti sot në një takim kryetarin e Mitrovicës,  z. Avni Kastrati.

Në këtë takim u theksua rëndësia e ngritjes së shërbimeve shëndetësore në komunën e Mitrovicës, veçanërisht në Kujdesin Dytësor Shëndetësor, ku Ministri Agani e njoftoi kryetarin e kësaj komune se me rastin e përpilimit të buxhetit, çështja e shërbimeve shëndetësore në Mitrovicë ka qenë prioritet numër një i Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministri Agani tha se është siguruar shtimi i numrit të punëtorëve dhe mjeteve buxhetore për investime kapitale për shëndetësinë në këtë komunë, ndonëse jo në masën e kërkuar dhe u dha zotimi se çështja e Spitalit të Mitrovicës, do të jetë prioritet për MSh-në edhe më 2011, duke pasuar parasysh faktin se shërbimet e Kujdesit Dytësor Shëndetësor në Mitrovicë, kanë qenë shumë të goditura nga zhvillimet politike në vend. Kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati, e ka falënderuar Ministrin Agani për interesimin e tij për shëndetësinë në komunën e Mitrovicës dhe u arrit pajtimi për punë të përbashkët për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për Mitrovicën.  


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat