PDK siguron 29 nënshkrime për Pacollin, AKR mendon për një kundërkandidat

Behgjet Pacolli, ka siguruar 30 nënshkrime për të rikandiduar në postin e kryetarit të vendit, pas aktgjykimit të

Gjykatës Kushtetuese me datën 22 shkurt, që e penalizoi për mënyrën e zgjedhjes së tij për të parin e vendit. 

Këshilltari i parë i Pacollit, Ibrahim Gashi ka deklaruar se nga 30 nënshkrimet e siguruara, 29 janë të deputetëve të aleatës së koalicionit për Kosovë të Re në bashkëqeverisje-Partisë Demokratike të Kosovës. Me këta numra nënshkrues dominant të deputetëve të PDK-së konfirmohet përkrahja e partnerit që i bëhet kandidaturës së Behgjet Pacollit për president të vendit. Poashtu Gashi ka thënë se koalicioni bashkëqeverisës nuk ka dashur ta zgjerojë më tepër këtë listë, me qëllim që të shoh mundësinë që të kandidojë edhe me një personalitet tjetër për postin e të parit të shtetit, për të përmbushur kështu rekomandimin e Gjykatës Kushtetuese, të bërë publik sot, që të jenë në konkurencë për këtë pozitë më shumë se një kandidat.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat