Situata politike në vend rrezikon krizën financiare

Projektligji për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2011, do të shqyrtohet për të dytën herë në seancën e 31 marsit.

Ish ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, thotë se situata politike në vend gjithsesi do t’i ketë ndikimet e veta në buxhetin e vitit 2011.

Sipas Shatrit, nëse nuk do të ketë ndonjë marrëveshje të re në mes të koalicionit qeverisës, atëherë mund të ndodhë që në Kuvend nuk do të ketë vota të mjaftueshme që të miratohet buxheti në leximin e dytë, pasi që duhet shumica e njerëzvetë jenë prezent, është shprehur ai. Çështja e dytë që mund të paraqitet si problem, sipas Shatrit është fakti se nëse deri të premtën nuk dekretohet presidenti apo ushtruesi i detyrës së tij, atëherë edhe nëse Kuvendi e miraton buxhetin, ky buxhet nuk mund të ekzekutohet.

Edhe drejtori i Institutit “Riinvest”, Lumir Abdixhiku, thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të reflektohet në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës, ku pritet të shqyrtohet për herë të dytë projekt-buxheti i këtij viti.

Projekt-buxheti për vitin 2011 parashh 1 miliard e 264 milionë euro të hyra buxhetore, ndërsa 1 miliard e 434 milionë euro shpenzime. Në seancën e kaluar ai është miratuar në parim. Nga 107 deputetët, sa ishin të pranishëm në sallë, 67 kanë votuar për këtë projekt-buxhet, i cili duhet të shndërrrohet në ligj jo më larg se me 31 mars.

Një prilli është data e fundit kur Qeveria e Kosovës duhet të ketë të miratuar buxhetin për këtë vit, në mënyrë që të nisin procedurat e pagesave, të cilat i ka paraparë projekt-buxheti.

 

Lidhur më këtë eksperti i ekonomisë, Abdixhku, shprehet:

 

Nëse nuk ka buxhet, vihet në dyshim fakti se a duhet të ekzistojë Qeveria apo jo si e tillë.

 

Projekt-buxheti për shkak të krizës institucionale nuk është miratuar vitin e kaluar, por është shtyrë për sivjet, shkruan Ekonomisti.

 

 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat