Sindikata e PTK-së proteston sot

Meqenëse neni 4 nuk është larguar nga Projektligji i Buxhetit të Kosovës, SP e PTK-së ka vendosurë që sot sërish të dal në protestë. Me këtë rast, Sindikata e Pavarur e PTK-së edhe njëherë ka kundërshtuar, siç kanë thënë tendencën për manipulimin me votën e delegatëve, përms futjes së shtijes së PTK-së së bashku me buxhetin e Kosovës.

Protesta e punëtorëve është paralajmëruar se do të nis sot në ora 10:30dhe do të nis amrshin nga ndërtesa kryesore e PTK-së e deri te ajo e  Kuvendit të Kosovës. Sipas tyre, për fatin e pasurive të Kosovës, duhet të vendoset në pajtim të plotë të të gjitha partive politike dhe sindikatave të Kosovës ose me referendum e kurrsesi me votën e 31 deputetëve të cilët përfaqësojnë 25 % të votuesve në Kosovë gjegjësisht 15% të qytetarëve të moshës mbi 18 vjeç të Kosovës sepse në këto raste vendoset edhe për ardhmërinë e fëmijëve të Kosovës.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat