Buxheti 2011, sot del në Kuvend

Pritete që sot Kuvendi i Kosovës të diskutoj për të dytën herë  mbi projekt-buxhetin e vendit për vitin 2011.

 

Në seancën e kaluar ky projket-buxhet është miratuar në parim duke u mbështetur edhe nga opozitarët e Aleancës për Ardhërinë e Kosovës, deputetët e së cilës megjithatë kishin paralajmëruar se nuk do të votojnë atë në seancën e sotme, nëse qeveria nuk e largon nga drafti nenin 4 të tij, që parasheh privatizimin e Post Telekomit të Kosovës, shkruan Ekonomisti.

 

Nga po i njejti burim, bëhet e ditur se, zyrtarë qeveritarë kanë theksuar gjatë javës se ky nen nuk do të hiqet, ndërsa kundër tij janë shprehur edhe dy subjekte tjera opozitare parlamentare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje. Gjithashtu, kundër këtij neni, gjatë seancës së kaluar, ka patur zëra edhe nga ana e pozitës. Moslargimi i nenit 4 në projekt-buxhetin e hartuar nga qeveria, ka bërë që sindikalistët e Postë Telekomit të Kosovës, të protestojnë.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat