Kuvendi miratoi buxhetin

Me 66 vota pro, 25 kundër dhe 12 abstenime Kuvendi i Kosovës miratoi buxhetin për vitin 2011.... Megjithëse me kundërshtime të ashpra të deputetëve të opozitës, Kuvendi miratoi buxhetin, neni 4 i të cilit ka të bëjë me hapjen e rrugës për privatizimin e Postë-Telekomit.

Opozita ka insistuar që të hiqet ky nen, mirëpo Qeveria ka arsyetuar se neni 4 është modifikuar dhe është në përputhje të plotë me ligjin. Me këtë buxhet është paraparë edhe rritja pagave nga 30 deri në 50 për qind, për disa kategori. Buxheti për ketë vit i paraparë nga Qeveria e Kosovës do të jetë 1 miliard e 434 milionë euro./RTK/

 

 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat