Protesta e punëtorëve të PTK-së para Kuvendit ka përshkallëzuar dhe ajo po vazhdon. Policia ka përdorur gazin lotsjellës. Ata po kundërshtojnë privatizimin e kësaj kompanie. Njoftohet se gjatë përballjes midis protestuesve dhe policisë, janë lënduar dy gazetarë Saranda Rama e KTV-së dhe Arton Mulliqi i RTV 21. Ata janë transportuar dhe po trajtohen në QKUK.
Punëtorët e Postë Telekomit (PTK) të Kosovës të organizuar nga Sindikata e tyre po tenton të futet në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, për të kundërshtuar shitjen e PTK-së pas votimit të buxhetit nga deputetët e Kuvendit.
Ndërtesën e Kuvendit po mbrohet nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës dhe karabinierët italianë. Sipas njoftimeve tek ndërtesa e Kuvendit ka arrestime si dhe përleshje ndërmjet Policisë dhe punëtorëve të PTK-së.
Sindikata e PTK-së kishte kërcënuar se do të radikalizojë veprimet, nëse nuk hiqet nga Ligji për buxhetin privatizimi i PTK-së.
Bëhet e ditur se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pranuar të takojë një delegacion të sindikalistëve të PTK-së, të udhëhequr nga Milazim Alshiqi./koha/