Krasniqi nënshkroi Buxhetin, gati rrogat në rritje

Sipas burimeve të Kohës Ditore, ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqie ka nënshkruar të premten në orët e vona të pasdites Ligjin për Buxhetin e Kosovës për vitin 2011

Lajmin e ka bërë të ditur vet Krasniqi, i cili ka thënë se në emër të Kuvendit të Kosovës, Ligjin për Buxhet e ka nënshkruar nënkryetari i këtij institucioni Xhavit Haliti.

 

“Në emër të Kuvendit atë e ka nënshkruar nënkryetari Haliti, kurse unë si U.D i presidentit”, ka thënë  Krasniqi.

Sipas disa burimeve, Ligji për Buxhet pritet të botohet të hënën në gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës, me çka bëhet e mundshme që brenda disa orëve, shërbyesit civilë, arsimtarët e pjesëtarët e Policisë së Kosovës t’i marrin pagat me rritje.

 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat