
Kuçi tha se nëse partitë tjera duan zgjedhje të jashtëzakonshme, edhe PDK-ja është e gatshme për një gjë të tillë. Kuçi tha se nuk është në dijeni së AKR-ja është, duke shqyrtuar mundësinë e daljes së koalicionit, ndërsa Limaj përsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij se ka qenë gabim koalicioni i PDK-së me AKR-në.
Si zgjidhe Limaj e sheh ndryshimin e Kushtetutës në pjesën për zgjedhjen e presidentit, ku do të zgjidhej drejtpërdrejt në zgjedhje. Dhe, kjo, sipas Limajt, mund të kryhet brenda afatit gjashtëmujore derisa kryeparlamentari Jakup Krasniqi është ushtrues detyre i presidentit të Kosovës.