LDK: Votojmë Pacollin nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme

PRISHTINË - LDK-ja do ta pranonte Behxhet Pacollin për president vetëm nëse paraprakisht do të siguronte me marrëveshje mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme në verën e vitit të ardhshëm.

Deklaratën e ka bërë vetë kreu i LDK-së Isa Mustafa, në një intervistë per Koha Televizion, ku tha se është i vendosur që të mos lejojë zgjedhjen e presidentit pa konsultimin paraprak mes partive parlamentare, ndonëse sërish vetë nuk do të caktojë një kundërkandidat.

Duke akuzuar si fajtor për krizën aktuale kryeministrin Thaçi Mustafa ka prezantuar paketën për rrugëdaljen nga kriza, për të cilën ka thënë se ka biseduar edhe me AAK-në, por ende jo me Vetëvendosjen.

Ai ka shprehur gatishmërinë për takim me Thaçin, por sipas tij iniciativa i takon kryeministrit apo presidentit të Kosovës.

Ndërkohë ai është shprehur i gatshëm për zgjedhje dhe ka thënë se këtë sinjal u ka dërguar edhe degëve të LDK-së.

Përsa i përket koalicioneve të mundshme parazgjedhore, kreu i LDK ka deklaruar se këtë duhet t’ia lejmë kohës.

(e.m/koha/BalkanWeb)


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat