Pacolli pranon të heq dorë nga kandidatura

Behgjet Pacolli ka pranuar të heq dorë nga kandidatura e tij për president. Ka qenë vetë Pacolli që e ka konfirmuar këtë në takimin me kryeministrin Hashim Thaçi gjatë një darke të hënën mbrëma.

Gazeta Express shkruan se “Pacolli ka pranuar të largohet me kusht që të gjendet një kandidat konsensual në mënyrë që të evitohen zgjedhjet e parakohshme”.

 

Po sipas gazetës, pasi Thaçi ka marr këtë pëlqim dhe pas takimeve me ndërkombëtarët, tani ftesa i është bërë LDK-së të propozojë emrat për kandidatë të mundshëm konsensual për president, mirëpo lideri i kësaj partie, Isa Mustafa, nuk ka pranuar të jap emra.

Një diplomat perëndimor ka treguar për Express se autoritetet vendase dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në Prishtinë aktualisht nuk shohin zgjedhje tjetër të situatës, përveç shkuarjes në zgjedhje të parakohshme.

Në kushte anonimiteti, ky zyrtar ka treguar kronologjinë e ngjarjeve të dy ditëve të fundit.

 

Në takimin që ka pasur Hashim Thaçi me Behgjet Pacollin të dielën në darkë, ky i fundit ka pranuar të tërheqë kandidaturën për postin e presidentit. Ish-kryetari i AKR-së është pajtuar që Kryeministri të nisë përpjekjet për gjetjen e një emri konsensual për postin e shefit të shtetit, në mënyrë që të evitohen zgjedhjet e parakohshme”, ka treguar burimi i gazetës.

 

Edhe propozimi tjetër i LDK-së që zgjedhjet të mbahen vitin e ardhshëm nuk është pranuar nga kryeministri Hashim Thaçi.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat