Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, njëherësh ushtruese detyre i presidentit, ka përfunduar të mërkurën takimet me përfaqësues të partive politike në përpjekje për të tejkaluar situatën e krijuar rreth kandidatit për president të ri të Kosovës.
Krasniqi dhe përfaqësues të partive përfaqësues të partive pjesëmarrëse në këto takime nuk kanë folur rreth takimit, ndërkohë që mësohet se brenda në takim është diskutuar rreth kandidatit për president, ndryshimit të nenit të Kushtetutës që ka të bëjë me zgjedhjen e presidentit dhe mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
I vetmi që ka folur për media, ka qenë deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca. Ai tha se Vetëvendosje nuk do të përkrahë asnjë president i cili nuk merr parasysh tri kushte të dhëna nga ky subjekt politik - ndërprerja e negociatave me Serbisë, heqja dorë nga Pakoja e Ahtisaarit dhe çështja e privatizimit të ndërmarrjeve të mëdha publike.
Konjufca tha se Vetëvendosje nuk do ta kandidojë Adem Demaçin për president për faktin se, sipas tij, kjo parti nuk e ka “komoditetin numerik” për ta bërë një të tillë.