Sot seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritet të zgjidhet presidenti i vendit do të mbahet në ora 18:00. Këtë e bëri të ditur  kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PDK-së.

Megjithëse, Kryesia e Kuvendit ende nuk është mbledhur, ai bëri të ditur se seanca e jashtëzakonshme do të mbahet në ora 18:00, raporton Telegrafi.

Edhe Adem Grabovci, shef i Grupit parlamentar të PDK-së bëri të ditur se janë mbledhur nënshkrimet e nevojshme dhe është proceduar kërkesa në Kuvend për seancë të jashtëzakonshme.

 

Ai bëri të ditur se do të ketë se në kuvend do të ketë edhe kundërkandidat për president.

 

Duke komentuar mungesën e Jakup Krasniqit dhe Fatmir Limajt në mbledhjen e Grupit parlamentar tha se ndoshta prezenca e tyre nuk ka qenë e nevojshme pasi mbledhja ishte vetëm për të siguruar nënshkrimet, dhe kjo sipas tij është arritur.

 

Edhe ky njoftoi se seanca e jashtëzakonshme do të jetë në ora 18:00.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat