Sindikalistët e PTK-së shtrojnë kërkesa për qeverinë

Në takimin e sotëm me ministrin për Zhvillim Ekonomik Besim Beqaj, Sindikata Profesionale e Punëtorëve ka adresuar një serë çështjesh që shkojnë në interes dhe mbrojtje te të drejtave të punëtorëve të PTK-së.

SPP do të kërkoj nga Beqaj dhe Qeveria e Kosovës që të aprovojë kërkesat të cilat janë valide dhe nuk kanë implikime të mëdha financiare për askënd, kanë thënë sindikalistët.

 

“Ruajtja e vendit të punës së paku për 5 vjet me radhë dhe niveli aktual i pagave është njëri nga kërkesat kryesore të SPP-së. Po ashtu, sindikata do të kërkoj që të hapet rrugë për zhvillimin e PTK-së dhe të gjinden mekanizmat për zhvillimin e Postës së Kosovës e cila do të mbetët nën Qeverinë e Kosovës nëse shitet PTK-ja”, kanë thënë ata.

Menaxhmenti i PTK-së i cili e ka ngritë vlerën e kompanisë në të gjitha fushat që nga viti 2009 meriton një përkrahje – kështu që sindikata nuk do të tolerojë që të mos shpërblehet edhe nga blerësi.

 

Sindikata Profesionale e Punëtorëve të PTK-së përmes politikave proaktive dhe me veprime konkrete, synim parësor ka sigurimin e vendeve të punës të secilit prej punëtorëve dhe të siguroj një mbrojtje për secilin veç e veç.

Ndër disa nga kërkesat e kësaj sindikate ishin: Të gjithë punëtorët të kenë së paku kontrata 5 vjeçare; Sigurimi i punës së punëtorëve aktual të PTK-së për pesë (5) vjet me radhë; Ruajtjen aktuale të pagave, konform pozitës.

SPP-ja kërkon nga Qeveria e vendit që të vlerësojë 3 çështjet strategjike në interes të punëtorëve dhe vetë Kosovës – para se të marrë çfarëdo hapi drejt shitjes së kompanisë;

Interesin dhe mbrojtjen e punëtorëve të PTK-së, Interesin strategjik të shtetit të Kosovës, dhe Interesin kombëtarë.

 

 “Ne kemi qenë dhe mbetemi sindikata e vetme e cila do t’i mbrojë interesat e punëtorëve të PTK-së me veprimet e saj profesionale dhe të drejta për të gjithë”, kanë thënë sindikalistët. (ekonomisti)


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat