Kandidatja Atifete Jahjaga, e nominuar nga PDK, AKR, LDK, është zgjedhur në postin e presidentit të Kosovës, pasi në rrethin e parë, gjë që nuk ka ndodhur asnjë herë deri më tash, ka fituar bindshëm kundër Suzanë Novobërdaliut nga Koalicioni për Kosovë të Re.
Jahjaga ka marrë 80 vota nga 100 deputetë të pranishëm në seancën e Kuvendit të Kosovës, derisa Suzanë Novobërdaliu ka marrë vetëm 10 vota. Të pavlefshme, ndërkaq, ishin 10 vota.
Kjo është hera e parë që Kosova do të ketë një president femër.