Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë, Mihajllo Manevski dhe kolegu i tij kosovar, Hajredin Kuçi, sot në Prishtinë do të nënshkruajnë tre marrëveshje nga fusha penale.
Dy ministrat do të nënshkruajnë marrëveshje mes qeverive të Maqedonisë dhe të Kosovës për ndihmë të ndërsjellë juridike në lëndët penale, për riatdhesim dhe për transfer të personave të dënuar.
Me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve dhe me ratifikimin e tyre nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do të mundësohet dhënie efikase e ndihmës së ndërsjellë juridike në lëndët penale, riatdhesim dhe transfer i personave të gjykuar.
Nënshkrimi i marrëveshjeve, siç thonë nga Ministria e Drejtësisë është në funksion të përforcimit të marrëveshjeve dypalëshe dhe në frymën e miqësisë dhe bashkëpunimit, ndërsa me qëllim të realizimit të të drejtave dhe interesave të qytetarëve të dy shteteve.