Pacolli, zv/kryeministër dhe i ngarkuar për njohje
Qeveria e Kosovës emëroi zëvendëskryeministër të parë Behxhet Pacollin. Në një komunikatë për media thuhet se Pacolli do të jetë i ngarkuar i veçantë për marrëdhënie ndërkombëtare për të siguruar njohje të reja për shtetin e Kosovës...
si dhe për të sjellë investime të huaja në Republikën e Kosovës. Ai do të ketë detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara për zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në pajtim me legjislacionin në fuqi. Vendimi hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit. Ndërsa, Ibrahim Makolli nga AKR-ja tha se sa i përket zgjerimit të hapsirës në koalicionin qeverisës duhet të diskutohet ditëve të ardhshme. /rtk/