Jahjaga - Çeku, mbështetje për FSK-në

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka vizituar Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, me ç’rast ka shprehur mbështetjen e saj të pa rezervë për arritjen kapaciteteve të plota operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ajo u prit fillimisht nga komandanti i FSK-së, gjeneral-lejtënant Sylejman Selimi dhe parakaloi para Gardës Ceremoniale të FSK-së, ndërsa më pas zhvilloi një takim me ministrin e FSK-së, Agim Çeku, gjeneral Selimin dhe udhëheqës të tjerë të kësaj force. Presidentja Jahjaga, njëkohësisht komandante e përgjithshme e FSK-së, ka thënë se Forca e Sigurisë është një tregim i suksesit në Kosovë, një institucion shumë profesional, në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit./Alsat/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat