Këshilltari numër një i Presidentes, Ilir Deda

(Lajm) Prishtinë: Ilir Deda njëri nga ish-themeluesit e Partisë Fryma e Re do të jetë këshilltari i parë i presidentes Atifete Jahjaga.

Ilir Deda kohë më parë është larguar nga FER, me arsyetimin se në këtë parti nuk ka frymë pune, ndërkaq më parë ka punuar në Institutin KIPRED, njofton KTV.

 

Dedaj njihet si njëri nga kritikuesit më të mëdhenj të qeverisë, si në kohën kur ka qenë në shoqëri civile gjithashtu edhe gjatë kohës sa ka qëndruar në FER, parti kjo që nuk arriti të kalojë pragun zgjedhor dhe javën e kaluar u bashkua me Lëvizjen Vetëvendosje!


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat