EULEX-i nuk ka arritur asgjë

Pritjet se misioni EULEX në Kosovë do të dëshmojë si të mundshme politikën e përbashkët të jashtme të Bashkimit Evropian, kanë qenë të tepruara, pasi që BE gjithmonë ka qenë e ndarë për çështjen e Kosovës, vlerëson të shtunën gazeta britanike “Guardian”.

 

Gazeta shkruan se ky mision, përndryshe mjaft i shtrenjtë, në kohën më të afërt duhet që të reformohet, pasi aktualisht paraqet “një simbol shkëlqyes të paaftësisë” thuhet në RTV 21.

“Si misioni më i madh civil i BE-së, EULEX duhet që të dëshmojë se politika e jashtme e përbashkët e Unionit është e mundshme. Kjo ishte pritje e tepruar, pasi që BE gjithmonë ka qenë e ndarë lidhur me çështjen e Kosovës – pesë vendet e saja anëtare nuk kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, andaj misioni është bërë si një zëvendësim për politikën e përbashkët”, shkruan “Guardian”.

Gazeta britanike shkruan se misioni është tepër i shtrenjtë edhe pse ofron vetëm një polic, gjyqtar dhe prokuror në 1.000 banorë të Kosovës, dhe duke vepruar kështu në një sipërfaqe të vogël kushton në vit rreth 100 milionë euro.

“Guardian” vlerëson se misioni i BE-së deri më tash është treguar i paaftë, pasi që në vend se të përmirësojë sundimin e ligjit në Kosovë dhe stabilitetin politik në Ballkan, për tri vjet veprimi nuk ka arritur pothuajse asgjë, me përjashtim të nisjes së disa hetimeve më të mëdha./Paragrafi/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat