Nga rezultatet paraprake të regjistrimit të popullsisë rezulton se në kryeqytetin e Kosovës jetojnë rreth 200 mijë banorë, ose gati 2.5 herë më pak nga sa pretendohej.
Ismajl Bekteshi është një qytetar që ka fëmijët në mërgim, të cilët ai thotë se nuk janë pranuar të regjistrohen nga personat në terren që po kryejnë procesin.
“Kur erdhi zonja për të më regjistruar, regjistroi vetëm prindërit, por fëmijët jo”, deklaron Bekteshi.
Ndërkohë, Enti Kosovar i Statistikave ka deklaruar se, nëse regjistrimet janë bërë në këtë mënyrë, duhet të ndërhyet që ato të shpallen të pavlefshme/Top Channel/