
"Politikanët janë personalitete kaluese. Ata dikur do të shndërrohen në qytetarë të thjeshtë dhe do të hiqen nga pozitat prej deputeti, ministri apo funksioneve të larta partiake. Pavarësisht pozitave, ne nuk i ndalim hetimet. Mund të them se aktualisht jemi duke hetuar pesë ish-ministra, ndërsa për emrat e qeverisë aktuale, në prokurorinë tonë nuk ka lëndë", ka thënë Lumezi.
Pa një luftë të tillë kundër të gjithë atyre që kanë shkelur ligjin, Lumezi thotë se nuk mund të kemi shtet demokratik dhe shtet ku funksionon rendi e ligji.
Prioritet për të dhe Prokurorinë, siç tha ai, është lufta kundër korrupsionit, por edhe luftimi i dukurive të tjera negative, siç është trafikimi me qenie njerëzore, vrasjet, vrasjet e rënda, kontrabanda, etj. /MIA/