Limaj për Blerim Kuçin: U intervistua nga UÇK-ja

Blerim Kuçi është ende në burg, ndërsa për ndërlidhjen e tij me UÇK-në ka folur ish ministri i transportit Fatmir Limaj. Ai ka thënë se Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të pyetet për Blerim Kuqin dhe të kaluarën e tij në UCK.

Në një intervistë për emisionin “Drejtësia në Kosovë”, Limaj ka thënë se Shtabi i Përgjithshëm i UCK-së, e ka intervistuar Kuqin për veprimtarinë e tij gjatë vitit 1998-98, por nuk ka dashur të flasë për burgimin e Kuqit në Kleçkë.

“Blerim Kuqi ka qenë në Suharekë dhe kjo ka qenë veprimtaria e tij dhe asgjë më tepër”, është shprehur Limaj. I pyetur se pse ka qëndruar në Kleçkë Blerim Kuqi gjatë vitit 1999, Limaj ka thënë se për këtë duhet pyetur ish shefin e Shtabit të UCK-së. “Duhet të pyetet Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili jo vetëm prej Blerimit por prej secilit ka kërkuar sqarime për çdo veprimtari apo angazhim në kohën e luftës sepse organi më i lartë në atë kohë ka qenë Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kështu që shumë më mirë do të ishte ta pyesni ish shefin e Shtabit të Përgjithshëm të asaj kohe”.

Duke folur për vitet 1998-99, Limaj ka thënë se ai bashkë me Blerim Kuqin kanë krijuar bazat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ka theksuar se të akuzat e ngritura nga EULEX-i kanë për qëllim eliminimin politik të tij dhe Kuqit. “Unë përsëri po them se Blerim Kuqi në atë kohë është thirr në Shtabin e Përgjithshëm dhe Shtabi i Përgjithshëm ka pas komunikim të drejtpërdrejt me të për të sqaruar zhvillimet e caktuara në atë kohë lufte dhe përsëri po them, adresa më e mirë në këtë drejtim është Shtabi i Përgjithshëm. Ajo që mund të them në këtë rast është se unë, Blerimi dhe disa shokë të tjerë kemi qenë në bazat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin ‘98 në zonën e Pashtrikut”.

Sipas Limajt, disa ndërkombëtarë janë duke tentuar që ta eliminojnë politikisht Kuqin dhe atë. Ai nuk ka dashur të flas për dëshmitarin “X”, në bazë të dëshmisë së të cilit është bazuar edhe hetimi i EULEX-it kundër tij. Limaj po ashtu nuk ka dashur të komentoj për një letër që është gjetur në shtëpinë e tij, për gjendjen psikike të dëshmitarit “X”>

Limaj ka deklaruar se persona të caktuar po tentojnë ta eliminojnë atë politikisht, përmes proceseve të drejtësisë. Ai ka thënë po ashtu se disa zyrtarë të lartë ndërkombëtarë kanë dashur ta ndalojnë fillimin e punimeve të autostradës, ndërsa po këta zyrtarë ndërkombëtarë më pas kishin lobuar në zyrën e tij për tenderin e kësaj autostrade.

Limaj megjithatë nuk ka dashur të tregoj se kush janë këta ndërkombëtarë. I pyetur për kë është duke folur, Limaj ka thënë se nuk është duke folur për njerëz të thjeshtë, por zyrtarë të lartë që kanë lobuar për kompani private në zyrën e tij. “Besoj që këto do të dalin, asgjë nuk do të mbetet e pazbuluar, në bazë të atyre që kanë ndodhur, mund të vijmë në një konkluzion se ku jemi”, është shprehur ai. /indeksonline/

 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat