Mustafa i kundërpërgjigjet Pacollit, ç’farë zarfi?!

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka mohuar atë që disa ditë më parë ka thënë kreu i AKR-së, Behxhet Pacolli, se presidentja është zgjedhur nga zarfi i ambasadorit Dell. Mustafa ka mohuar të ketë pasur zarfe.

“Pacolli e tha atë gati në stilin se ne kemi shkuar atje për të hapur tenderë. Vërtetë nuk ka qenë ashtu”, ka thënë Mustafa në një intervistë për Kosova Sot.

Ai ka shtuar se është takuar për disa ditë me ambasadorin Dell. “Unë tri ditë rresht kamë biseduar me ambasadorin Dell. Kam biseduar dhe e kam shtruar nevojën që nuk mund të zgjidhet çështja ,e të cilën ne jemi ballafaquar, ajo e presidentit, nëse subjektet politike parlamentare nuk ulen për të gjetur zgjidhje”, ka thënë Mustafa. /Indeksonline/

 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat