Të mitur dhe të vdekur në listat zgjedhore

Rreth 16 mijë adoleshentë nga Manastiri, Ohri dhe Velesi të cilët deri më 5 qershor nuk do t’i kanë mbushur 18 vjet figurojnë në listat zgjedhore. Partia Liberal Demokrate (PLD) i dorëzoi  Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve regjistrin zgjedhorë në të cilin gjenden emrat e adoleshentëve të cilët nuk kanë mbushur 18 vite,  ndërsa janë të regjistruar në listën zgjedhore. “Qëllimi është i qartë. Dikush tjetër dëshiron në votojë në emër të tyre. Pushteti dëshiron që përmes këtyre emrave të manipulojë me zgjedhjet në ditën e votimeve. Bëhet fjalë për më tepër se 16 mijë adoleshentë, të cilët janë nën moshën 18 vjeçare, ndërsa gjenden në listën zgjedhore”, ka deklaruar deputeti i PLD-së, Andrej Zhernovski. Sipas kësaj partie në listën zgjedhore gjenden emra të adoleshentëve nga Manastiri, Ohri dhe Velesi. LDP, nuk ka të dhëna nëse edhe në Tetovë, Gostivar e Shkup, Strugë e Dibër ka persona që nuk kanë të drejtë vote, ndërsa emrat e tyre gjenden në listë. “Akoma nuk e kemi analizuar komplet regjistrin zgjedhor. Dyshojmë se e gjithë gjenerata është regjistruar. Meqë ata nuk e kanë mbushur moshën për të votuar, ata as që do të paraqiten për të votuar. Dikush tjetër do të votojë për ta”, thotë Zhernovski. Ata i bëjnë thirrje të gjithë maturantëve që të verifikojnë nëse emir i tyre gjendet në regjistrin zgjedhor.
Ndërkaq, KSHZ akoma nuk e ka shqyrtuar regjistrin zgjedhor me emra të personave që nuk kanë të drejtë vote, të cilin të mërkurën ia dorëzoi LDP. “Akoma nuk e kemi diskutuar për këtë çështje “, thotë nënkryetari i KSHZ-së, Subi Jakupi.
Po ashtu në regjistrin zgjedhor gjenden edhe persona që kanë dy numra amze, si dhe persona të vdekur.
Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror zgjedhor numri i votuesve për zgjedhjet e qershorit është 1 835 000, ose 66 884 më shumë votues se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2008, kur dhe kishte 1 779 116 votues.
Pak kohë më parë ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Drejtësisë dhe KSHZ bënë pastrimin e regjistrit zgjedhor, prej të cilit u fshinë rreth 20 mijë persona./Lajmpress/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat