Teodosije: Prizreni, Stamboll serb

Ringjallja kishtare ehe shpirtërore në Prizren për të gjithë ne është një prej ngjarjeve më të rëndësishme në Kosovë, deklaroi peshkopi i Rashkë-Prizrenit, Teodosije, duke theksuar edhe rëndësinë e kthimit të selisë së eparhisë në Priozren, ndonëse aty sot jetojnë vetëm 18 serbë, transmeton agjencia FoNet.

Sipas deklaratës së tij dhënë radios së Republika Srpka, kur gjithçka ishte e rrënuar dhe në Prizren nuk kishte shërbim fetar ortodoks, ky qytet dukej krejtësisht i huaj. “Prizreni është Jerusalemi ynë, Stambolli ynë. Prizreni është qytet i Car Dushanit dhe me objektet e shenjta dhe me bukurinë e tij mund të themi se Prizreni është pika jonë e shenjtë dhe shpirti ynë”, tha peshkopi, i cili është kthyer në selinë e tij në Prizren, ku të dielën do të mbajë shërbesën për festën e Pashkëve. 
Sipas fjalëve të tij, “Prizreni ka gjithnjë rëndësi simbolike për të gjithë serbë, e veçmas për ata që jetojnë në Kosovë. Në fund kleriku serb tha se të gjithë e vërejnë dukjen pamjen dhe fytyrën e re të Prizrenit, pavarësisht se a janë ata serbë, boshnjakë, turq, shqiptarë, sepse Prizreni gjithnjë ka qenë qytet multietnik”./koha/

 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat