Prishtinë, 27 prill - Instituti për Studime të Avancuara - GAP, organizon sot një konferencë me temë: "Konflikti ligjor lidhur me privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore", në të cilën pritet të debatohet rreth ligjeve të privatizimit në Kosovë dhe konfuzionit ligjor që ka ekzistuar dhe ekziston në masë më të shprehur pas 15 qershorit 2008.
Në këtë konferencë GAP do të prezantojë analizën me titull "Konflikti ligjor lidhur me privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore: ndryshimi i ligjit për Dhomën e Veçantë të Gjykatës Supreme, Ligjit për AKP dhe ligjet relevante". Analiza shpjegon problemet që e kanë shoqëruar procesin e privatizimit që nga fillimi, e sidomos paqartësitë ligjore që kanë rezultuar si pasojë e kundërshtimit të Dhomës së Veçantë për të pranuar AKP në si palë në proces, vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese, problemi me "Trepçën", etj. Analiza jep rekomandime konkrete se si të evitohet ky konfuzion ligjor, përmes ndryshimit dhe plotësimit të kornizës ligjore për privatizim.