Prishtinë, 28 prill - Tre zyrtarë të EULEX-it janë duke u hetuar nga vetë misioni evropian i sundimit të ligjit në Kosovës për keqtrajtim të nëpunësve shqiptarë. Sipas dëshmive të Klan Kosova, tre pjesëtarët e EULEX-it kanë keqtrajtuar sistematikisht shqiptarët që punojnë në këtë mision në bazë fetare dhe etnike, transmeton gazeta “Zëri”.
Një nëpunësi shqiptar nuk i është lejuar të shkojë në tualet për të urinuar dhe është detyruar të urinojë në shishe. Ndërsa një nëpunësi shqiptar i është thyer krahu nga një pjesëtar i EULEX-it. Madje, siç raportoi Klan Kosova, mësohet se Stefan Leon, i njohur me nofkën Leo, i cili tashmë është suspenduar nga puna, u ka ndarë shuplaka shqiptarëve.
Lidhur me këto raste zëvendësshefi i EULEX-it, Andy Sparkes ka thënë se fajin e ka dikush në këtë mision që ka njoftuar mediet, ngase dikush, sipas tij, po do që të krijohet imazh i keq për këtë mision.