Duke filluar nga 1 maji, në të gjitha ambasadat, përfaqësitë diplomatike dhe misionet konsullore të Kosovës, do të lëshohen dokumentet e udhëtimit për qytetarët kosovarë.
Këtë vendim e ka miratuar ditë më parë Qeveria e Kosovës, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë përgatitjet teknike për dhënien e pasaportave të qytetarëve të Kosovës.