Prishtinë, 30 prill - Shërbyesit shëndetësorë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës të premten kanë bërë të ditur se më 4 maj do të mbajnë një grevë një orëshe dhe për këtë kanë vendosur pasi kujdestaritë e muajit mars i kanë marrë me zbritje në pagë.
Kryetari i Sindikatës së QKUK-së, Xhemail Selmani, në një konferencë për gazetarë, tha se mjekët nga 17 euro, sa ishte dashur t’iu paguhen për kujdestari, me zbritje i kanë marrë nga 11 euro, ndërsa stafi i mesëm, në vend të 11 eurove janë paguar vetëm nga 4 euro.
Sindikalistët e QKUK-së thanë se nëse protesta e majit nuk ndikon në ngritjen e pagesave të kujdestarisë, atëherë do të vendoset për një grevë, në të cilën do të marrë pjesë edhe stafi i Emergjencës.