Jo protesta por defilime më 1Maj

Prishtinë – Nuk do të ketë protestë të punëtorëve për 1 Maj, por do të ketë një defilim në sheshin “Nëna Terezë”, ka thënë kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haxhi Arifi. 
Kryetari i BSPK-së ka treguar të premten se për një gjë të tillë kanë vendosur organet më të larta të BSPK-së dhe se të gjithë ata që kanë probleme e halle t’i bashkohen defilimit të thirrur nga BSPK-ja.

“Organet e BSPK-së gjithmonë nxjerrin një vendim se a do të protestojmë apo do të festojmë – por kësaj radhe ne jemi përcaktuar për një defilim. Me gjithë organizimin e përvitshëm që kjo ditë të shënohet me protesta, BSPK-ja nuk ka qenë e kënaqur me prezencën e numrit që iu kanë përgjigjur ftesës”, ka thënë Arifi. 
“Nga protesta që e kemi bërë së fundi, prej dhjetë pikave që kemi kërkuar të përmbushen për gjendjen dhe punëtorinë kosovare, shtatë prej tyre janë përmbushur, me ç’rast na kanë mbetur edhe tri pika të tjera, që do të thotë se ne në të ardhmen nuk do të pushojmë së funksionuari për realizimin e këtyre kërkesave”.  
Një Maji është e njohur si Dita e Punëtorëve. Ajo zë fill në vitin 1886, kur në Çikago të SHBA-së afro njëzet mijë punëtorë amerikanë arrijnë të plotësojnë kërkesën për uljen e orëve të punës.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat